Një vajzë nga Koreja e Jugut pretendon se ka shpenzuar 50,000 Paund për operacione plastike dhe trajtime kozmetike për t’u dukur si Kim Kardashian.

Cherri Lee, emri i vërtetë i së cilës është Hanbyeol, iu nënshtrua një numri operacionesh në fytyrë dhe trup për të ndryshuar tiparet dhe formën e trupit… dhe e gjitha kjo për të imituar yllin e showbizit.

28-vjeçarja thotë se ka kryer gjithsej 15 operacione brenda 8 viteve, duke përfshirë operacione tek të pasmet, zmadhime të gjoksit dhe operacione të qepallave, ndër të tjera.

Lee, një mësuese anglishteje me kohë të pjesshme, thotë se ajo “gjithmonë donte pamjen magjepsëse” të Kim Kardashin. “Kim ka qenë gjithmonë një frymëzim për mua dhe ajo është gruaja më e bukur në botë në sytë e mi”, është shprehur mësuesja.

Ajo pranoi se u bë “e varur nga operacionet” sepse sa herë që hynte nën thikë, shihte një ndryshim pozitiv dhe kjo gjë i pëlqente. Pamja e saj ka ndryshuar aq shumë sa disa anëtarë të familjes së saj as nuk e njohin më.

Në publik, Lee thotë se ndonjëherë ngatërrohet me yllin e “The Kardashians” kur njerëzit e shohin nga pas.

“I bëj njerëzit që të komentojnë nga pas. Ata mendojnë se nuk mund t’i dëgjoj, dhe pyesin njëri-tjetrin nëse jam Kim. Ka shumë njerëz të ngjashëm me Kim, por unë vij nga një prejardhje aziatike, kështu që kërkon shumë më tepër përpjekje”, shprehet mësuesja.

Megjithatë, ajo beson se ka kryer mjaftueshëm operacione dhe nuk ka planifikuar ndërhyrje të mëtejshme.

“Jam shumë mirënjohëse që asnjë procedurë që bëra nuk shkoi keq, sepse e di që edhe kjo mund të ndodhë”, shton ajo./tvklan.al