Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kukësit. Mësohet se i riu ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës. Po ashtu gjatë shoqërimit në polici, ai ka kundërshtuar dhe ka tentuar që të godasë efektivët.

I riu akuzohet për disa vepra penale që nga “Shkatërrimi i pronës”, e deri tek “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” e mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al