Një konflikt për motive të dobëta mes dy fqinjëve çoi në vrasjen e një 77-vjeçari këtë të hënë në Skrapar. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas. Tvklan.al mëson se autor i ngjarjes së rëndë është 37-vjeçari Hamza Çela.

Ndërsa viktima është Ramadan Çela. 77-vjeçari në momentin e ngjarjes ndodhej vetëm në banesë.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet policore arritën të identifikonin autorin, duke e vënë në pranga pak kohë pas krimit. Policia sekuestroi edhe thikën e përdorur nga 37-vjeçari.

Motivet e krimit dhe rrethanat e plota mbeten të paqarta. Për këtë po punon një grup hetimor./tvklan.al