Kur u publikua në vitin 1984, horrori “A Nightmare on Elm Street” pushtoi imagjinatën e botës duke u kthyer në një fenomen kulturor.

Dy aktoret Robert Englund dhe Heather Langenkamp zbulojnë të pathëna nga xhirimet dhe impaktin që krijoi tek njerëzit në një intervistë të gjatë për Reuters.

Robert Englund, i cili luante rolin e famshëm të Freddy Krueger, duke ju referuar famës që mori, tha se për të ka kënduar reperi Ëill Smith, ka bërë humor drejtuesi i talk shoë Johnny Carson. Është shfaqur tek The Simpsons and the Golden Girls.

“Paraqitem kudo, e kupton se ke hyrë tek njerëzit, je pjesë e tyre”.

I shkruar dhe me regji nga i ndjeri Wes Craven, filmi përshkruan katër adoleshentë amerikanë që terrorizohen përmes ëndrrave të tyre nga Freddy Krueger, që do të thotë nëse ata vdesin në ëndërr, vdesin edhe në jetën reale.

Aktorja Heather Langenkamp, që luante rolin e të mbijetuarës Nancy Thompson tregon se ajo çfarë frikëson më shumë njerëzit është të cënohen në gjumë.

“Ideja që dikush mund të vijë në ëndrrat tuaja dhe t’ju torturojë duhet të jetë një nga konceptet më origjinale të paraqitura ndonjëherë në ekran. Roberti e thotë në mënyrë të mrekullueshme, vendi më i cënueshëm nuk është vetëm shtrati yt, por edhe gjumi. Mendoj se njerëzit mund ta imagjinojnë veten në pozicionin e të gjithë atyre adoleshentëve”.

Filmi ishte prezantimi i parë në aktrim për yllin e hollivudit Johnny Depp, i cili luajti rolin e të dashurit të Nancy, Glen. Langen kamp e kujton kështu Depp në sheshxhirim.

“Ai thjesht ishte misterioz, por edhe shumë i ëmbël dhe serioz, ai donte të bënte një punë të mirë.”

“Epo, ai më thirri zotëri javën e parë. Më duhej ta ndaloja këtë.”

Besimi tek filmi gjatë prodhimit ishte i lëkundur dhe disa herë organizatorëve i mbaruan paratë gjatë xhirimeve.

“Regjizorët  më mbronin nga thashethemet. Unë nuk dija asnjë nga këto thashetheme deri në fund. Por, në fakt, e di se ata duhej të shisnin të drejtat e videos për të përfunduar filmin.”

Ekskluziviteti i filmit “A Nightmare on Elm Street” ia doli aq mirë sa e ktheu kompaninë e prodhimit dhe distributorin “New Line Cinema” në një forcë të rëndësishme në arkën e filmit. Teksa u titullua “Shtëpia që ndërtoi Fredi”.

New Line Cinema vazhdoi të bënte ekskluzivitetin e “The Lord of the Rings”, “Se7en”, “Boogie Nights” dhe “Austin Powers”, ndër shumë të tjera.

Kanë kaluar gati 15 vjet që nga krijimi i fundit “A Nightmare on Elm Street”, por Englund beson se ka ende jetë në Freddy Krueger.

“Unë mendoj se ekskluziviteti është i duhuri për një histori të plotë, me buxhet të mire. Historia e kaluar e viktimave të para. E dini, kush ishte ky Fred Kruger para se të digjej?”

Publikimi i rinovuar i 40th Anniversary në 4K i ‘A Nightmare on Elm Street’ është publikuar në mënyrë dixhitale nga 1 Tetori teksa kopjet fizike do të jenë të disponueshme nga 15 Tetori.

Klan News