Pamjet me dron tregojnë shkallën e shkatërrimit në qytetin Donja Jablanica në Bosnje dhe Hercegovinë pas shiut të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut që shkatërruan shtëpi, rrugë dhe ura në qendër të vendit.

Banori 66-vjeçar Enes Imamoviç shprehet se përmbytjet morën para çdo gjë duke shkaktuar një katastrofë.

“Gjatë natës pashë se shirat e fuqishëm kishin mbuluar fushat dhe shtëpitë. Ishte e frikshme.”

Bilanci i të vdekurëve nga përmbytjet ka arritur në 19, por frika është rritur pasi një numër i madh njerëzish rezultojnë të zhdukur.

“Kur përmbytjet morën gjithçka përpara, dëgjova britma dhe pastaj të gjithë heshtën. Pastaj mendova se të gjithë kishin vdekur.”

Shkatërrimi i ka shtyrë autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit janë intensifikuar për të gjetur të bllokuarit dhe të zhdukurit.

Rrugët, urat dhe hekurudhat janë shkatërruar dhe shumë qytete ende nuk kanë energji elektrike. Komuna e Jabllanicës, që ka numrin më të lartë të vdekjeve po përballet me një katastrofë mjedisore dhe dëme të mëdha. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Bosnjen dhe Hercegovinën në çdo mënyrë. Turqia gjithashtu është shprehur e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e ndihmave humanitare për Bosnjen.

Kroacia u godit gjithashtu nga përmbytjet megjithëse nuk pati raportime për viktima. Autoritetet lëshuan një paralajmërim për motin të keq për bregdetin e Adriatikut dhe rajonet qendrore të vendit. Përmbytjet pasojnë një thatësirë ​​të paprecedentë që thau lumenjtë dhe liqenet në të gjithë Ballkanin.

Klan News