Shqipëria është një nga ato vende të rralla ku mund t’i përjetosh të gjitha, plazhe të bukura, male që të lënë pa frymë, qytete të vogla që të kthejnë pas në kohë, kuzhinë të shijshme mesdhetare dhe një kulturë të ngrohtë dhe mikpritëse.

“Lonely Planet”, shkruan se si Shqipëria dhe Mali i Zi ku vijat bregdetare të Adriatikut takohen me qytete të vogla sjellin shijen e tyre në një arratisje evropiane. Revista e cilëson vendin e shqiponjave një përvojë autentike. Ndryshe nga vendet e tjera të mbushura me turma, Shqipëria ofron qetësinë.

Vija e saj bregdetare prej 476 km nënkupton më shumë limane të fshehura dhe plazhe për t’u zbuluar. Me gjashtë vende që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s 11 parqe kombëtare dhe një përzierje vendesh historike duke përfshirë rrënojat e qytetit antik grek Apollonia (themeluar në shekullin e 6-të p.e.s.) dhe qyteti i Beratit me shtëpitë e tij osmane dhe kështjellën e shekullit të 13-të, Shqipëria ka histori dhe natyrë për të eksploruar.

“Lonely Planet” shkruan se turistët mund të vizitojnë Rivierën mahnitëse të Shqipërisë e cila ka një shtrirje gati dyfishin e gjatësisë së vijës bregdetare të Malit të Zi duke përfshirë plazhet më pak të njohura të rrethuara nga natyra e egër.

Ndryshe nga Mali i Zi, Shqipëria ka avantazhin unik pasi laget nga të dy detet, Adriatiku dhe Joni. Në listën e gjireve që ja vlen të vizitohet, “Lonely Planet”, liston Gjirin e Dafinës, një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, ku mund të zhyteni edhe në shpellën e Dafinës. Fshatrat e bukur pranë bregdetit të Jonit si Himara dhe Dhërmiu me shtëpitë e tyre të zbardhura dhe kishat.

Për adhuruesit e historisë, rrënojat e shekullit VII p.e.s të Butrintit janë një vend që nuk duhet lënë pa u eksploruar.

“Lonely Planet” shkruan se edhe Tirana i ofron të gjitha dhe padyshim është një nga kryeqytetet më vital të Ballkanit. Historinë e Shqipërisë do ta gjeni të shkruar në çdo cep, qoftë në xhamitë dhe kishat e zbukuruara apo në Piramidën ikonike të Tiranës e cila tani është shndërruar në një qendër kulturore.

Në Tiranë turistët nuk do të gjejnë vetëm histori, apo restorante me ushqim të mrekullueshëm, por edhe një jetë nate duke ofruar një ndërthurje baresh dhe ngjarje kulturore dhe festival.

Klan News