422 raste të reja dhe 10 viktima

Ka vijuar edhe për këtë 24 orësh trendi rënës i infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 1908 testime të kryera, janë konfirmuar si mbartës të virusit 422 raste, shifra më e ulët në 40 ditët e fundit.

Harta e përhapjes së rasteve të reja është e shtrirë në gjithë vendin, por Tirana është konfirmuar sërish si vatra më e madhe me 179 raste, e ndjekur nga Saranda me 32 raste, Fieri me 21 raste dhe Durrësi me 18 raste

10 qytetarë të tjerë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me sëmundjen, duke çuar në 1098 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë. 2 viktima janë nga Tirana, 1 nga Lushnja, Fieri, Korça, Lezha, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Pogradeci.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Pozitiv është fakti se për herë të parë pas shumë javësh numri I të shëruarve brenda 24 orësh nga COVID është më i madh se ai i infektimeve. Sipas raportimit të fundit 631 qytetarë e kanë fituar luftën me virusin.

Tv Klan