Në kulmin e tensioneve në Lindjen e Mesme, Hamasi emëroi si udhëheqës të ri politik në Gaza, Yahya Sinwar-in. Ai konsiderohet si arkitekti i sulmeve të 7 Tetorit në Izrael ku vranë 1200 persona dhe u morën peng 250 persona.

Ngritja e tij në hierarkinë më të lartë politike të organizatës vjen pas vrasjes të Ismail Haniyeh-së Teheran javën e kaluar, ku Irani ka akuzuar Izraelin. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari reagoi pas njoftimit.

“Yahya Sinwar është një terrorist që është përgjegjës për aktin më kriminal terrorist në histori – 7 tetorin. Ka vetëm një vend për Yahya Sinëarin: përkrah Mohammed Deifit dhe të gjithë terroristëve përgjegjës për 7 tetorin”.

Sinwar, i kërkuar me forcë nga Izraeli, mendohet se fshihet në Gaza. Ai e kaloi gjysmën e jetës së tij të rritur në burgjet izraelite, është lideri më i fuqishëm i Hamasit i mbetur gjallë pas vrasjes së Haniyeh-së.

I lindur në një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gazës, KhanYounis, Sinwar, 61 vjeç më parë ishte kreu i aparatit të sigurisë Al-Majd, i cili gjurmonte, vriste dhe ndëshkonte palestinezët e akuzuar për bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit.

Emërimi i Sinwar i paraprin asaj që SHBA ka paralajmëruar të hakmarrjes së Iranit dhe Hezbollahut ndaj Izraelit.

Tv Klan