527 persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë muajit Shtator, pasi dyshohen se kanë kryer krime të ndryshme. Sipas një njoftimi të bërë publik, ndalimi i tyre është bërë gjatë 82 operacioneve policore.

Nga data 1 deri në 30 Shtator blutë kanë sekuestruar mbi 10 mijë fidanë dhe bimë kanabisi, si dhe kanë sekuestruar 24 armë zjarri, tritol, kanabis sattiva, kokainë apo dhe mijëra doza të drograve sintetike.

Gjatë kësaj periudhe janë zbardhur 2 vrasje të kryera në Shënavlash Durrës dhe në Shkodër. Gjithashtu janë trajtuar 114 raste të dhunës në familje.

Policia bën të ditur gjithashtu se pavarësisht përfundimit të sezonit veror, gjatë muajit të shkuar janë bllokuar 35 mjete lundruese. Kjo pasi drejtuesit lundronin duke cënuar perimetrin e sigurisë apo nuk kishin dokumentet e nevojshme. Masat administrative ndaj tyre variuan nga 10 mijë deri në 110 mijë Lekë.

Nga ana e Policisë Rrugore janë vënë në pranga 148 shoferë, nga të cilët 101 për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo dhe pa patentë. Gjithashtu janë pezulluar 445 leje drejtimit, për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara, për përdorim alkooli apo dhe shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.

Klan News