6 viktima dhe tre të plagosur është bilanci tragjik në qytetin e Khersonit aty ku ushtria ruse nisi bombardime të reja.
Sulmet ndodhën teksa disa banorë kishin dalë për blerjet e ditës në tregun e qendrës së qytetit. Guvernatori Oleksandr Prokudin publikoi një video ku shihen trupat e pajetë të civilëve të shtrirë pranë një tezge me perime.
Nga sulmi u dëmtuan edhe ndërtesa të tjera në qendër të Hersonit, ndër të cilat Pallati i Rinisë dhe Studentëve.
Qyteti nuk ka qenë një pikë e nxehtë lufe, pasi betejat më të ashpra janë zhvilluar në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, ku ushtria ruse po përpiqet të fitojë sa më shumë terren përpara dimrit.
Sulmi i në qytetin e Kherson ndodh në një kohë kur Ukraina feston Ditën e Mbrojtësve, një festë publike vjetore që nderon forcat e armatosura të vendit, veteranët dhe të vdekurit e luftës.
Klan News