Disa mesazhe anonime të mbërritura përmes aplikacionit “Signal” në datën 28 Shtator në telefonin e Gazment Bardhit, përmes një personi me pseudonimin “Mbreti Zog” e kanë detyruar kreun e grupit parlamentar të demokratëve që t’i drejtohet SPAK-ut për të hetuar mbi përmbajtjen dhe autorësinë e tyre.

Në shkresën drejtuar organit të akuzës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, Bardhi thotë se pas përpjekjes kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht edhe në SPAK.

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve pretendon se ky shantazh ndaj tij ka ardhur pas interpelancës me Kryeministrin Rama në seancën plenare të 12 Shtatorit.

Tv Klan