Nga liqeni Morno që ndodhet në Greqinë qendrore, mbetjet e disa shtëpive po rishfaqen gati 45 vjet që kur fshati që dikur qëndronte këtu dhe që më pas u zhduk nën ujë.
Pas një dimri me pothuajse asnjë borë, një vere me valë të shumta të të nxehtit me temperatura të larta dhe muaj thatësirë në pjesën më të madhe të Greqisë, liqeni i madh i krijuar nga njeriu, i cili furnizon me ujë gati gjysmën e popullsisë greke, është ulur në nivelin më të ulët në dekada.
Shtrirje të gjata dheu të plasaritura rrethojnë rrënojat e fshatit të humbur të Kallios, i cili u përmbyt në vitin 1980 për të krijuar një liqen për të plotësuar nevojat gjithnjë e në rritje të kryeqytetit, rreth 200 km larg.
“Ajo që më shqetëson shumë është se nëse nuk kemi shi dhe borë, situata do të përkeqësohet. Tani që po zbrazet, nuk më duket mirë. Dikur e shihja plot dhe thoja se ishte plazh. Tani gjithçka që shihni është thatësirë”, tha kryetari i Bashkisë Dorida, Dimitris Giannopoulos.
Klima e thatë mesdhetare e Greqisë e ka bërë atë veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve të ngrohjes globale, e cila ka përkeqësuar zjarret, të cilat në verën e këtij viti arritën deri në periferi të Athinës. Shkencëtarët thonë se moti ekstrem i lidhur me ndryshimet klimatike tani po shkakton tharjen e liqenit.
“Ajo që po ndodh sot mund të ndryshojë dhe të na kthejë në atë që përjetuam në vitet 1990, kur ishte e mundur të kalonim liqenin në këmbë. Problemi do të jetë i madh nëse vijmë sërish në këtë situatë. Pra, qytetarët duhet ta respektojnë këtë resurs dhe ta përdorin më me mençuri”, tha ai.
Dikur mali Giona që ngrihet mbi liqen dikur ishte i mbuluar me borë, por një vit më parë por edhe këtë vit bora nuk ishte e pranishme. Puset e zonës po thahen dhe fshatrat përreth, të cilët nuk marrin ujë nga liqeni, pësuan ndërprerje të ujit këtë verë.
Sipërfaqja e liqenit është zvogëluar nga rreth 16.8 km katrorë në gusht 2022 në vetëm 12.0 km katror këtë vit, sipas imazheve satelitore të lëshuara nga Observatori Kombëtar i Greqisë.
Rezervat e ujit atje dhe në tre rezervuarët e tjerë që furnizojnë Atikën, një rajon me rreth 4 milionë banorë që përfshin Athinën, ranë në 700 milionë metra kub në gusht nga 1.2 miliardë metra kub në 2022.
Klan News