Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 712 qytetarë, në këto bashki: 237 në Tiranë, 38 në Vlorë, nga 33 qytetarë në Fier, Lushnje, 31 në Durrës, 25 në Shkodër, 24 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 15 qytetarë në Korçë, Devoll, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Krujë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Himarë, Kuçovë, 9 në Kamëz, nga 8 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Divjakë, Maliq, Peqin, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Mallakastër, Selenicë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Delvinë, Përmet, Dimal, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mat, Skrapar, nga 4 qytetarë në Vau i Dejes, Mirditë, Patos, Librazhd, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Dibër, Këlcyrë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, 2 në Pukë, nga 1 qytetar në Shijak, Klos.

Janë 3,490 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 73 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 77 vjeç.

Janë shëruar 551 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,542 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al