Sinjali


LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E martë - e mërkurë 21:00

I pabesë

E tradhëtuar nga bashkëshorti, jeta e saj “shembet” kur zbulon se prej 2 vitesh ka jetuar në një rrjet gënjeshtrash dhe mashtrimesh! Drama e një gruaje që refuzon të jetë viktimë e jetës së saj! Seriali dramatik që “tronditi” matjet e shikueshmërise duke e bërë atë serialin më të ndjekur të vitit që nga episodi i parë! Rikthimi i bujshëm në ekran i aktores më të famshme jo vetëm në Turqi, Cansu Dere. I përshtatur nga seriali HIT britanik i BBC “Dr.Foster”.

  • E shtunë 21:00 & e diel 20:10

Loja e fatit tim

Një baba që heq dorë nga përgjegjësitë e familjes duke lënë në mëshirë të fatit familjen e tij. Një krim për vetëmbrojtje ndryshon jetën e të gjithëve. Drama e një nëne për të rindërtuar familjen e saj të shkatërruar nga dhuna, braktisja dhe trazirat emocionale. Për ironi të fatit, Asje arrin të “strehohet” së bashku me dy fëmijët e saj tek vila e Mahirit, “shpëtimtari” i saj, por brenda asaj vile ajo do të përballet edhe me ish-bashkëshortin e saj Xhemal, i cili e braktisi atë vite më parë... Prodhim i vitit 2022 me aktorët brilantë Oyku Karaye dhe Akin Akinozu.

  • E hënë - e shtunë 18:20

Velvet

Nje perandori e ndertuar me mendafsh, sensualitet dhe joshje. Ne fundin e viteve 1950 ne Madrid, ne epoken e arte te “Haute couture”, ekziston nje perendori veshjesh, ku cdokush duhet te beje blerje ne te, te pakten nje here ne jete, ne Galerine “Velvet”. Nje pallat art-deco, nje vend magjik mbushur me luks dhe glamur te shndritshem. Teksa admiroje vitrinat e saj prej xhami, ose deshiren per ta vizituar nga brenda, qe te blije nje pjese te endrres, madrilenet nuk e dinin qe brenda ne “Velvet” po ndodhte nje dashuri e zjarrte mes Anes dhe Albertos. Ajo ishte nje rrobaqepese e thjeshte, ndersa ai trashegimtari i perandorise. Nje dashuri plot pasion, por e kundershtuar nga te gjithe...

  • E hënë – E enjte 23:35

Vera e fundit

Një prokuror idealist merr një ofertë shumë të mirë nga një kriminel që e ka arrestuar 8 vjet me parë. Ai do të dëshmojë kundër bandës kriminale me një kusht: prokurori Selim duhet të mbrojë personalisht djalin e tij Akgun, i rritur në një botë mes krimit dhe rrezikut. Selim tashmë ka një pjesëtar tjetër në familjen e tij, ku asnjëra palë nuk është dakort me këtë bashkëjetese. Një dramë romancë dhe aksion me aktorët e preferuar Alperen Dymaz dhe Birce Akalay. I xhiruar në bregdetin më të bukur të detit Egje, në Cesme të Izmirit.

  • E hënë – E shtunë 16:05

Dhoma e kuqe

Histori te verteta njerezore! Histori te trishta! Histori frymezuese! Rrefime njerezore, ku gra te dhunuara tregojne problemet dhe traumat e tyre me shpresen qe te ndryshojne rrjedhen e jetes. Histori te ngjashme dhe familjare per cdo grua ne cdo cep te botes dhe madje do t’ju hapin syte dhe ndergjegjesojne shume te tjera! Pese psiko-terapiste na dergojne ne nje udhetim jetesh te ndryshme njerezore gjate seancave ne klinike dhe pse jo duke na zbuluar edhe problemet e tyre personale. Nje serial dramatik i fuqishem qe reflekton histori te verteta dhe nje sukses nderkombetar ne cdo shtet ku po shfaqet.

  • E hënë - e premte 20:00

Premtimi

Rejhan dhe Emir nuk mund të ishin më të ndryshëm, por jeta e tyre ndërthuret nga një premtim që i bashkon ata në mënyrën më të papritur...

  • E hënë - e premte 13:20

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Klan News

Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

116.3

117

USD

114

115.7

GBP

136.5

138

CHF

117.9

119.2

Horoskopi 15 Gusht 2022
Dashi

Pushoni aq sa keni nevojë. Duhet që të jeni në kontroll të plotë të trupit dhe mendjes. Për ta bërë këtë duhet që të flini gjumë sa më shumë. Mos eksperimentoni me gjëra për të cilat nuk dini asgjë. Kuptoni situatat para se të hidheni aty me të dyja këmbët.

Demi

Sa të gatshëm jeni që të shprehni ndjenjat për dikë tjetër? Sot keni mundësinë që jo vetëm t’i shprehni ndjenjat, por edhe të tregoni sa vlen ky person për ju.

Binjaket

Edhe për të lindurit e kësaj shenje yjet do të jenë shumë dashamirës, prandaj parashikohet një ditë në të cilën do të keni atë që ju duhet më shumë, dashurinë dhe qetësinë shpirtërore.

Gaforrja

Një ditë relativisht e mirë kjo për të lindurit e kësaj shenje. Në qiellin tuaj gjithçka do të hapet. Planetët ju këshillojnë që të vlerësoni më mirë prioritetet dhe të përfundoni ato gjëra që nuk presin, ndonëse do ju duhet shumë përkushtim. Kujdes me shpenzimet.

Luani

Jeni të tejmbushur, aq sa keni vështirësi për të fjetur. Edhe kur flini, shihni ëndrra të çuditshme. Kjo është e vetmja anë negative e situatës në të cilën ndodheni momentalisht. Gjërat e tjera shkojnë shumë mirë.

Virgjeresha

Shijojeni sa më shumë ditën e sotme, pasi do të karakterizohet nga humori, takimet e reja dhe emocionuese. Disa ngjarje do të tërheqin kuriozitetin tuaj dhe vëmendjen. Do të kaloni momente të veçanta me partnerin tuaj.

Peshorja

Shpenzime të mëdha dhe premtime të vështira do të shoqërojnë ditën tuaj sot, por një telefonatë nga një person i rëndësishëm do të jetë shumë e dobishme. Qetësohuni çdo gjë do të shkojë ashtu siç e kishit imagjinuar.

Akrepi

Do të keni goxha ditë të mirë përpara. Do të karakterizoheni nga një energji e fortë që nuk merr kurrë “JO” si përgjigje. Përgatituni t’i thoni një personi të veçantë ndjenjat.

Shigjetari

Jeta në çift do jetë shumë e mërzitshme sot. Nuk do të kuptoheni aspak me atë që keni në krah dhe do debatoni ashpër në disa momente. Në planin financiar mos kryeni shumë shpenzime edhe nëse situata është e qëndrueshme.

Bricjapi

Një ditë jo e mirë kjo e sotmja. Kundërshtitë e Neptunit me Saturnin do të bëhen bashkë, duke ju krijuar jo pak pengesa. Mundohuni të ruani durimin për të mos u ngatërruar mes vështirësive, të cilat zor se do i menaxhoni.

Ujori

Do t’ju paraqiten mundësi të reja sot, gjëra që ndoshta si keni menduar. Një ofertë pune mund të trokasë në derë dhe do të duhet të merrni një vendim. Mos kini frikë të guxoni dhe mos merrni shumë kohë për ta menduar.

Peshqit

Dita e sotme është e gjitha për veprimin e shpejtë. Sigurohuni që të mos hezitoni për asnjë çast. Kjo është dita kur duhet të përkushtoheni plotësisht në gjërat që ju janë dukur të vështira. Mos humbni kohë!

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë