Një situatë kaotike ka shoqëruar emisionin “Talk Love Story” në Tv Klan ku Daniela u puth me Vilianin, Rei la studion dhe pastaj Daniela rendi pas tij për ta qetësuar.

Gjatë publicitetit, Daniela kërkoi një takim në dhomën e kuqe me Rein për të kuptuar revoltën e tij.

Rei i kërkoi llogari duke e pyetur se a e shijoi puthjen me Vilianin, duke mos kërkuar që të kthehet në studio edhe pse Daniela ia kërkoi me ngul një gjë të tillë.

Daniela: Unë nuk është se bëra takimin me ty, të dhashë shpresa të mëdha dhe të fika në emision. Je gabim, duhet ta pranosh se je gabim në këtë pjesë. Është thjeshtë një “baby kiss”, unë mund të ja jap edhe shoqeje atë lloj puthje, mund të jap edhe vëllait tim… Kështu që ti duhet të qetësohesh tani dhe të vish me mua në skenë.

Rei: Jam shumë i qetë.

Daniela: Ti do të vish me mua se kështu dua unë.

Rei: Jo, aspak.

Daniela: Më shiko këtu, jam unë këtu, a ke respekt për Danielën?

Rei: Po, sigurisht, për të gjitha femrat kam respekt.

Daniela: A do të vish me mua në skenë? Ne kemi takimin nesër?

Rei: Unë nuk e pranoj fare faktin që ti bëre atë gjënë.

Daniela: Erdhi thjesht…Unë sa e preka…

Rei: A e shijove, a e shijove?

Daniela: Po çfarë rëndësie ka?

Rei: Bëje edhe takimin tim me Vilianin.

Daniela: A do pak kohë që të qetësohesh?

Rei: Se di, në këto momente mendoj se më duhet pak kohë.../tvklan.al