Marrja e magnezit sugjerohet shpesh sa herë dikush ka probleme me gjumin. Por a është efektiv? Përmes një artikulli të publikuar te “National Geographic” mund t’i gjejmë të gjitha përgjigjiet.  

Magnezi ndihmon me ngërçet e muskujve, migrenën, rregullimin e presionit të gjakut, osteoporozën (madje mund të zvogëlojë rrezikun e frakturave) dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Por kur bëhet fjalë për ankthin dhe çrregullimet e gjumit, duket se efekti është i ulët.

Rreth 45-50% e amerikanëve kanë mungesë të magnezit, i cili zakonisht gjendet në perimet me gjethe jeshile, avokado, kakao (veçanërisht çokollatën e zezë), farat, arrat madje edhe kokoshkat. Por nëse vendosim ta marrim për të na çliruar nga stresi, pritshmëritë s’duhet të jenë të larta.

Psikiatri Gregory Scott Broën thotë se “ka prova që magnezi mund të ndihmojë me ankthin e lehtë dhe madje edhe depresionin. Por patjetër që na duhen studime më të thelluara.”

Megjithatë,në rastet e simptomave të rënda, si sulmet e panikut dhe çrregullimi i ankthit, të cilat duhet të trajtohen edhe me një specialist të shëndetit mendor, magnezi nuk duket se ka efekt.

Nëse vendosni të merrni magnez, njoftoni mjekun tuaj, jo vetëm sepse mund të jetë i rrezikshëm në rast mbidoze, por edhe sepse mund të ndërhyjë në veprimin e barnave të caktuara, të tilla si antibiotikët dhe diuretikët.

/tvklan.al