Temperaturat e larta dhe vala e madhe e të nxehtit ekstrem po i kthen gjithnjë e më shumë vdekjeprurëse aktivitete tona të përditshme. Jo pak njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta.

Njerëzit kanë mbetur të vdekur thjesht duke shëtitur, nga dehidratimi dhe goditjet në zemër. Gjatë një pelegrinazhi që u mbajt këtë vit në muajin Qershor, rreth 1300 njerëz ndërruan jetë pasi temperaturat ishin shumë të larta në Arabinë Saudite. Nxehtësia konsiderohet tashmë si lloji më vdekjeprurës i motit ekstrem.

Disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta se sa disa të tjerë, por më të ndjeshëm janë fëmijët dhe pleqtë. Por në fakt askush nuk është mund ndaj kësaj vale ekstre të të nxehtit që përfshiu gjithë botën, madje as sportistët dhe atletët më të mirë në formë. Shumë prej tyre kanë shprehur ankth pasi temperaturat janë të larta dhe ato pritet që të rriten akoma më shumë, ndërkohë që Lojërat Olimpike janë duke u zhvilluar në Paris.

Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të zbulojnë mënyrat e shumta se si nxehtësia “sulmon” trupin. Një mënyrë për ta bërë këtë është me dhomat mjedisore, të cilat mund të testojnë reagimin e njeriut ndaj një gamë të madhe të temperaturës dhe lagështisë. Sipas studiuesve jo vetëm temperaturat, por njëkohësisht edhe lagështia janë dy elementë me të cilat trupi nuk mund të ambientohet.


Dehidratimi

Nxehtësia e bën trupin tonë të djersitet dhe për pasojë të dehidratohet. Trupi jonë nuk është gjithmonë në gjendje të ngrejë alarmin kur është nevoja për të pirë më shumë ujë. Në momentin që ndjehemi të etur mund të jetë tepër vonë, pasi trupi mund të dehidratohet me ritme shumë të shpejta.

Problemet me zemrën

Temperaturat e larta nxisin më tepër rrahjet e zemrës. Zemra dhe enët e gjakut janë “zakonisht të parat që thirren në veprim” për të rregulluar temperaturën e trupit. Në nxehtësi ekstreme, zemra duhet të punojë shumë më shumë për të mbajtur të qëndrueshme temperaturën e brendshme të trupit. Ajo duhet ta shtyjë gjakun shpejt drejt lëkurës, ku mund të lëshojë nxehtësi. Kjo është arsyeja pse mund të dukemi të skuqur kur jemi të nxehur. Ndërkaq humbja e lëngjeve të trupit zvogëlon vëllimin e gjakut, që do të thotë se zemra është e detyruar të pompojë edhe më fort për të mbajtur presionin e gjakut, saqë mund të ndihet sikur po “del nga kraharori”.

Ndikimi i nxehtësisë në tru

Nxehtësia mund të ndikojë në vendimmarrje. Hipotalamusi është një zonë e vogël në formë diamanti në tru, e cila kontrollon reagimin e ftohjes së trupit tuaj, shkakton djersitjen dhe drejton rrjedhjen e gjakut, të gjitha për të mbajtur temperaturën në një gjendje konstante, por nëse bëhet shumë nxehtë ky kontroll dështon. Rrjedha e gjakut në tru zvogëlohet në nxehtësinë ekstreme pasi frymëmarrja përshpejtohet dhe enët e gjakut ngushtohen brenda qafës dhe kafkës. Kjo e privon trurin nga oksigjeni dhe glukoza që i nevojitet, duke ndikuar potencialisht në aftësitë njohëse, duke përkeqësuar çdo gjendje të shëndetit mendor dhe duke çuar në vendimmarrje të rrezikshme ose të dobët.

Studiuesit gjithashtu thonë se nxehtësia ekstreme për turpin tonë nga një gjendje e pakëndshme mund të kthehet në një faktor që shkakton vdekjen. Shpesh fillon me simptoma si dhimbje koke, ngërçe të muskujve, madje edhe të fikët. Të gjitha këto janë shenja të lodhjes nga nxehtësia, pasi turpi dehidratohet dhe humbet aftësinë për t’u ftohur.

Mënyra më e mirë për të trajtuar goditjen nga nxehtësia është zhytja në një banjë me ujë të ftohtë, ose nëse kjo nuk është e mundur, mirë do të ishte përdorimi i peshqirëve të lagur.

Trupi jonë mund të mësohen me nxehtësinë në një farë mase, por kjo kërkon kohë, dhe madje edhe nëse ndodh ndonjëherë nxehtësia është thjesht tepër ekstreme që turpi të mund të përshtatet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë si pasojë e nxehtësisë ndërrojnë jetë rreth 489 mijë njerëz çdo vit. Por mendohet që ky numër të jetë më i lartë, pasi vdekjet si pasojë e temperaturave të larta janë shumë të vështira për t’u gjurmuar. Vdekjet mund t’i atribuohen goditjet në zemër ose në tru./tvklan.al