Stina e nxehtë na drejton drejt plazheve  apo pishinave për t’u shtrirë në shezlong dhe shijuar rrezet e diellit,  por pa kujdesin e duhur kjo mund të kthehet në një dëm për lëkurën. Pa mbrojtjen e duhur nxirja e dëshiruar do të rezultojë në lëkurë të skuqur dhe që djeg.

Që situata mos të zgjasë, më poshtë kemi renditur disa mënyra për të lehtësuar djegien nga dielli.

Ftohja

Qëndrimi për orë të gjata në diell kërkon që më pas ta ftohni trupin brenda e jashtë. Pini shumë ujë për të ndaluar dehidratimin. Akademia  Amerikane e Dermatologjisë rekomandon të vendosni kompresa të ftohta ose të vishni një këmishë të butë e të lagur për 10-15 minuta në ditë që të mund të qetësoni djegien.

Hidratimi

Hidratuesit qetësues ndihmojnë me djegien e lëkurës. Produktet me aloe vera janë një opsion shumë i mirë, por që ta ndieni edhe më shumë efektin lëreni hidratuesin në frigorifer për disa orë përpara aplikimit.

Shmangni disa kimikate

Hidratuesit janë shumë të mirë, por duhen shmangur përbërësit që mund të dëmtojnë lëkurën e djegur.  Nëse përmban petroleum, benzokainë ose lidokainë qëndrojini larg.  E para’kyç’ nxehtësinë nën lëkurë ndërsa dy të tjerat e irritojnë.  Shmangni vazelinën.

Shmangni sapunin

Sapunët e ashpër thajnë dhe irritojnë lëkurën e djegut. Provoni një më të butë. Shmangni banjat dhe mos e fërkoni fort lëkurën ose mund të rrezikoheni nga një infeksion.

Antiinflamatorët

Pilulat qetësuese mund t’ju ndihmojnë nëse djegia është e padurueshme. Nëse nuk lëvizni dot nga dhimbjet kur lëkura fërkohet me veshjet, mund të pini një qetësues i cili ndihmon edhe me skuqjen. Gjithsesi, vetëm koha dhe durimi ndihmojnë vërtet sepse në varësi të djegies, lëkurës  i duhet deri në një javë që të rigjenerohet.

Kujdes me simptomat

Nëse simptomat e mëposhtme janë më të rënda  se zakonisht, kontaktoni mjekun e familjes. Flluskat ose ënjtja e lëkurës, ethet, temperatuë, marramendje, dhimbje koke duhet t’ju drejtojnë te mjeku.

Mos i ngacmoni flluskat

Ngacmimi i flluskave mund të shkaktojë infeksion ose shenja të përhershme.

Parandaloni

Kremi me faktorë mbrojtës 50 është miku juaj më i mirë./tvklan.al