Përfaqësimi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike ishte mjaft dinjitoz pasi vendi siguroi dy medalje bronzi, por suksesi nuk ka kaluar pa sfida. Kreu i KomitetitOlimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ndan në “Rudina” në Tv Klan një sekret të ekipit gjatë Lojërave Olimpike.

Zelimkhan Abakarov rezultoi  me Covid gjatë qëndrimit në Fshatin Olimpik, por gjithçka u mbajt e  fshehtë. Sportisti pati momente të vështira shëndetësore duke i  frikësuar të gjithë, ama ia doli që të garonte e fitonte.

Fidel Ylli: Ne nuk donim ta bënim publike se s’donim të krijonim ankth, por Abakarovi na doli në Fshat me Covid.

Rudina Magjistari: Gjatë Lojërave Olimpike? Në Fshatin Olimpik?

Fidel Ylli: Në Fshatin Olimpik, 15% e sportistëve ishin me Covid.

Rudina Magjistari: Sepse në fakt ka qenë periudhë Covid-i kjo verë.

Fidel Ylli: Ai ishte totalisht i këputur, i mbaruar dhe ne kur i shkoi pulsi 5 u frikësuam sa mjeku që kishim marrë me vete, Bujari, tha “ky  s’duhet të hyjë në garë”. Ai hyri në garë, e fitoi.

Rudina Magjistari: Tani, ju, ta themi mes nesh, nuk i thatë njeriu?  Se ai s’do ishte lejuar të garonte.

Fidel Ylli: Nuk i thamë njeriu se po t’i thonim njeriu do të krijohej një ankth në të gjithë Fshatin./tvklan.al