Një i moshuar në Durrës  gjendet në një problem të madh. Sipas asaj që tregon Dhurata në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, një vajzë është e shqetësuar për të atin që i ka thënë se nusja e dhunon. Vajza s’mundet ta marrë të atin në shtëpi, por njëkohësisht nuk i ka treguar dot as vëllait për veprimet e bashkëshortes ndaj babait të tyre.

Dhurata: Një zonjë ka një shqetësim për babain e saj pasi nuk mundet t’i shërbejë dot vetë, por është në dorë të nuses së tij dh ndërkohë, edhe kur ha ushqimin, i është ankuar vajzës që nusja e rreh.

Aldo: E rreh?

Dhurata: Po. Mirëpo deri në këto momente nuk i ka thënë asgjë të vëllait, djalit të zotërisë sepse nuk di të veprojë. Janë dy mënyra: ose t’i thotë atij dhe të shohiim ç’do të ndodhë ose të marrë babain, duke heshtur, duke mos i treguar asgjë dhe ta mbajë në shtëpinë e saj. Mirëpo është e pamundur sipas zonjës sepse ka vetë pleqëri  në shtëpi, nga ana e burrit.

Aldo: Po nusja pse e rreh?

Dhurata: S’e do më në shtëpi. Sa ishte me këmbë e me dorë, siç i thonë asaj fjalës, duhet gjyshi apo gjyshja se të mban fëmijët./tvklan.al