Grupi ABBA i bashkohet emrave të tjerë të mëdhenj të muzikës që ankohen se ekipi i Donald Trump po përdor këngët e tyre gjatë fushatës elektorale.

ABBA ka kërkuar që ekipi i Trump  të heqë menjëherë videot që paraqesin përdorimin “e paautorizuar” të këngëve të tyre hit, përfshirë “The Winner Takes It All” dhe “Dancing Queen” në një tubim të fundit, që po shpërndahen edhe në internet.

Fundjavën e kaluar, Foo Fighters thanë se nuk lejuan dhe nuk do të lejonin që kënga e tyre hit “My Hero” përdorej në tubimet e Trump, ndërsa Celine Dion tha të njëjtën gjë kur hiti “My Heart Will Go On” u përdor pa leje.

Që nga viti 2016, Adele, Rihanna, Celine Dion, Pharrell Williams dhe Rolling Stones kanë kundërshtuar e kritikuar përdorimin e këngëve të tyre nga Trump.

Klan News