Dy kandidatët për president Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump nuk janë takuar dhe as kanë folur ndonjëherë me njëri-tjetrin, por ata pritet të marrin pjesë në një debat televiziv që do të mbahet në Shtator.

Megjithatë, mund të ndodhë që ky debat televiziv të mos mbahet e kjo për shkak të debatit për mikrofonit.

Ish-Presidenti Trump debatoi me Presidentin Joe Biden në fund të Qershorit, me mikrofonat e mbyllur gjatë kohës kur fliste kandidati tjetër, por nënpresidentja Harris po kërkon që të lihen mikrofonat ndezur gjatë gjithë debatit.

“E vërteta është se ata po përpiqen të dalin nga marrëveshja”, akuzoi ish-Presidenti Trump ekipin elektoral të nënpresidentes Harris.

Vetë Trump la të kuptohet në një postim të dielën në mbrëmje në platformën e tij “Truth Social”, se ndoshta nuk do të paraqitet në debatin në rrjetin televiziv  ABC.

Në vitin 2020, kur Trump dhe Biden debatuan për herë të parë, mikrofonët u mbajtën të hapur dhe kandidatët shpesh ndërprenë njëri-tjetrin dhe komentuan ndërsa fliste rivali.

Analistët politikë e quajtën debatin të dështuar dhe një nga debatet më të këqija presidenciale.

Debati i dytë i vitit 2020 me mikrofona të fikur u vlerësua më shumë se përballja e mëparshme e tyre.

Klan News