Kandidatja për presidente Kamala Harris kryeson ndaj republikanit Donald Trump me 45% kundrejt 41% sipas një sondazh të Reuters/Ipsos.

Harria ka thelluar mbështetjen pasi në muajin Korrik diferenca sipas sondazhit, ishte 1 pikë përqindje, ndërsa për muajin gusht ka shkuar në 4 pikë përqindje. Sipas ekspertëve të zgjedhjeve, sondazhi i ri tregon se kandidatja demokrate po fiton gjithnjë e më shumë mbështetjen e grave.

Harris kryeson me 49% kundrejt Trump që është në 36% ose 13 pikë përqindje midis votuesve femra ashtu edhe votuesve hispanikë. Në katër sondazhe të Reuters/Ipsos të kryera në korrik, Harris kishte një epërsi 9 pikë mes grave dhe 6 pikë epërsi midis hispanikëve.

Trump kryeson mes votuesve të bardhë dhe meshkujve, duke ruajtur të njëjtën epërsi si në korrik. Gjetjet ilustrojnë se si po ndryshon trajektorja e garës presidenciale në SHBA gjatë verës. Pas tërheqjes së Biden nga gara, Harris ka fituar terren kundër Trump në sondazhet kombëtare dhe ato në shtetet kritike.

“Është e qartë se kandidimi kundër Harris është më sfidues për Trump duke pasur parasysh ndryshimin në këto shifra, por sigurisht që nuk është i pakapërcyeshëm”, tha Matt Wolking, një ekspert që punoi në fushatën e Trumpit, në 2020-n.

52% e votuesve demokratë në sondazhin e gushtit u shprehën se do të votojnë Harris për ta mbështetur atë si kandidate dhe jo për ta kundërshtuar kryesisht Trumpin, pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj tij.

Harris, nga ana tjetër, kishte një avantazh 47% deri në 31% për politikat ndaj abortit. Çështja është e rëndësishme për demokratët pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së në vitin 2022 hodhi poshtë të drejtën kombëtare të grave për abort.

Rreth 41% e votuesve në sondazh dhe 70% e demokratëve shprehen se janë të shqetësuar se presidenti i ardhshëm mund të nënshkruajë një ndalim kombëtar për abortet.

Klan News