Republika Demokratike e Kongos dhe vendet e tjera afrikane do të fillojnë vaksinimin kundër lisë së majmunëve.

Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka punuar me vendet që përballen me shpërthime të rasteve mbi strategjitë për të nxjerrë dozat e vaksinave.

Studimet mbi efikasitetin e vaksinave do të vazhdojnë në Afrikë në mënyrë që vendet të kuptojnë më mirë se cilat vaksina janë të përshtatshme. Shtetet afrikane raportuan më shumë se 1,400 raste me linë e majmunëve gjatë javës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 12 vendet afrikane në pothuajse 19,000 që nga fillimi i vitit.

Rastet janë rritur më shumë se 100% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe autoritetet shëndetësore janë shprehur se është shumë herët për të thënë se shpërthimet e lisë së majmunëve në kontinent mund të cilësohen një kërcënim serioz për popullatën.

Ndërkaq lia e majmunëve sipas OBSH nuk është Covid i ri sepse autoritetet dinë se si të kontrollojnë përhapjen e tij. Megjithatë shqetësimin e vërtetë për një variant të ri të virusit dhe një alarm global, ende mbetet në fuqi. Por ekspertët tanimë dinë se si të kontrollojnë linë e majmunit, pavarësisht nga varianti përmes aksesit të barabartë në vaksina.

Zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasarevic tha se OBSH nuk rekomandon përdorimin e maskave. “Ne nuk rekomandojmë vaksinimin masiv. Ne rekomandojmë përdorimin e vaksinave në mjediset e shpërthimit për grupet që janë më të rrezikuara,” u shpreh ai.

Ndërkaq Tajlanda ka zbuluar një rast me linë e majmuniit tek një burrë i cili mbërriti nga Afrika javën e kaluar dhe është në pritje të rezultateve të testit. Autoritetet tajlandeze kanë bërë të ditur se 66-vjeçari europian me rezidencë në Tajlandë kishte mbërritur më 14 gusht nga një vend afrikan. Nga ana tjetër autoritetet argjentinase kanë karantinuar një anije mallrash në lumin Parana për një rast të dyshuar me linë e majmunit në bord.

Klan News