Klubi i Al Nassr prej kohësh është në kërkim të një trajneri të ri, pasi kanë vendosur të largojnë nga drejtimi Luis Castron.

Alternativat kanë qenë të shumta, ndërsa janë përmendur emra si Zinedin Zidane dhe Sergio Conceicao, por në stol duket se do të ulet një italian.

Sipas raportimeve nga Arabia Saudite, Stefano Pioli, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës ku luajnë emra të njohur, ndërsa të edhe Cristiano Ronaldo.

Ish-trajneri i Milanit, është kandidati kryesor për stolin, por nuk përjashtohet ndonjë surprizë. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Pioli mund të marrë drejtimin e Al Nassr, duke filluar nga java e ardhshme.

Më herët, tekniku italian u përfol edhe për stolin e Al Ittihad, por këta të fundit zgjodhën francezit, Laurent Blanc. /tvkan.al