Në ditën e dasmës vëmendja kryesore mbetet te nusja, por nuk duhen harruar as emocionet që ndien dhëndri. Armand Peza kujton në “Rudina” në Tv Klan momentin e parë që ai dhe Marçela Lati u panë e ajo ‘i mori nurin’, i cili u pasua një çast tepër special në altar.

Ndërsa për këngëtarin Bruno Pollogati, momenti kur pa nusen “i thau fytin” sepse bukuria e saj dhe ndjesia i dhuruan emocione të pakrahasueshme.

Armand Peza: Pati një moment në altar  kur e shoqëroi i ati, pasi unë e kisha parë në dhomë dhe e prisja dhe mendoj që koha, jemi vonë, gjithmonë nuset vonohen, unë që doja ta kisha çdo gjë nën kontroll se dielli, se njerëzit u bezdisën nga temperaturat, në një moment hyn ajo. Unë harrohem komplet dhe aty kam ndier që vërtet jam mallëngjyer. Aty u ndieva i martuar, gjithë pjesa tjetër ishte festë pastaj.

Rudina Magjistari: U ndieve me fat se me kë po martoheshe.

Armand Peza: Atë e dija që nga fillimi unë, që në ’98 kur e njoha.

Rudina Magjistari: Në atë moment e ndien më të fortë se kurrë besoj. Bruno, po ti?

Bruno Pollogati: I këndova “më jep një pikë ujë moj” se m’u tha fyti një moment, sa e pashë. “Më  jep një pikë ujë, aman se s’po flas dot sa e bukur që je bërë”. Unë faktikisht i dedikova dhe një këngë atë ditë, e kam surprizuar dyfish, më ka emocionuar pafund, ma mori nurin dhe u bë më e bukur./tvklan.al