Kati i dytë i Akademisë së Shkencave është përfshirë nga flakët në mesditën e së hënës. Shkak i tij mendohet të ketë qënë një shkëndi elektrike në një prej kondicionerëve të zyrave. Për pasojë janë shkaktuar dëme, vlera e të cilave ende nuk ka dalë. Kryesisht janë djegur dosje e dokumenta, por për kamerat ka qënë e vështirë filmimi, pasi nuk janë lejuar të afrohen për të parë dëmet reale dhe pjesën e djegur të kësaj akademie. Zjarri ka rënë në kohën kur në kuvend ka hyrë presidenti i dhomës së parlamentit Italian Pier Ferdinando Casini. Akademia e shkencave ndodhet në të njëjtën ndërtesë me selinë e kuvendit, në anën e pasme të saj. Dy automjete zjarrëfikësish kanë punuar për shuarjen e zjarrit që ra rreth orës 11 e 30 të paradites, pas gati një ore zjarri është shuar plotësisht./tvklan.al