Një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale është parandaluar në Lushnje. Policia bëri me dije se ka ndërhyrë menjëherë sapo ka marrë njoftim për në konflikt.

Për këtë arsye është vënë në pranga një 49-vjeçar nga Lushnja. Ai dyshohet se tentoi të vriste me thikë një 40-vjeçar. I plagosuri ka marrë dëmtime në kokë dhe trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autoritetet kanë sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale dhe thonë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta./tvklan.al