Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Belinë, në aksin Marinzë- Fier. Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa raporton se automjeti “Golf” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanal.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca për të transportuar drejt spitalit të Fierit, tre të lënduarit që ndodheshin në automjet.

Sipas informacioneve paraprake ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti./tvklan.al