Zjarri shkrumbon një shtëpi banimi në lagjen “Tophanë” të Shkodrës. Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se zjarri ka rënë në çatinë e shtëpisë, ndërsa dyshimet e para janë se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Në vendin e ngjarjes janë tre zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Shtëpia është në pronësi të familjes Merlika.

Fatmirësisht asnjë prej pjesëtarëve të familjes nuk ka qenë në banesë në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët./tvklan.al