Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në Sektorin Rinia në Durrës ka përplasur me makinë një 55-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e plagëve të marra 55-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 31 vjeç, pasi dyshohet se rreth orës 23:30 të datës 29.07.2024, në Sektor Rina, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Th. D., 55 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme,” njofton Policia e Durrsit./tvklan.al