Në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në Durrës. Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së makinës me një plep. Gerald Hysa ishte pasagjer në makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Romanat, ku mjeti tip “Benz” që drejtohej nga një 23-vjeçar tjetër ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pemën. Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tashmë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al