Një sukses i madh ndërkombëtar lidhet ngushtë me një prej serialeve më të dashura që po transmetohet aktualisht në Tv Klan. Aktori i njohur turk Aras Senol, i cili është një nga protagonistët e serialit, “Tokë e hidhur” ka triumfuar së fundmi në një ‘reality shoë’ të madh në Itali” Isola dei famosi”. Ky sukses jo vetëm që konfirmon talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe rrit interesin dhe emocionin për serialin që po ndiqet me shumë interes nga audienca.

Drejtori i programacionit të Tv Klan, Albert Dumani, shprehet në “Rudina” se “kushdo aktor të ishte nga ‘Tokë e hidhur’ në Itali do ta fitonte çmimin e parë në ‘Isola dei famosi’. Por fitorja e Aras Senol ka shumë detaje interesante të cilat Dumani i zbulon.

Albert Dumani: Kurioziteti është që ai kur ka zbritur në “Ishullin e të famshmëve” nuk ka ditur asnjë fjalë italisht. Ai ishte me Covid kur zbriti në ishull kështu që për 2 javë qëndroi i izoluar së bashku me një kolegun e tij, Edoardon dhe..

Rudina Magjistari: Ishte me Covid tani që u fut në program?

Albert Dumani: Po, po, ishte në karantinë sa u fut në program, bëri testet dhe doli me Covid, pastaj për  dy javë ai qëndroi i izoluar, i survejuar nga kamerat, qëndroi me një koleg tjetër që ishte me Covid dhe kështu ngaqë është edhe aktor, arriti të mësojë disa fjalë italisht, e shprehte veten. Pengesa e vetme ishte gjuha  që çuditërisht edhe pse nuk kishte zhdërvjelltësinë e gjuhës, ai arriti të fitonte zemrat e italianëve, të fitonte këtë ‘reality show’. Është një ‘reality show’ shumë i rëndësishëm dhe shumë i ndjekur në Itali, është edicioni i 18-të. Ai arriti që të bënte për vete gjithë Italinë dhe unë nga ana televizive do ta quaja që në finale, pamë edhe dy finalistët, ishte një betejë midis “Tokë e hidhur” dhe ”Ballando con le stelle”, pra ishte personazhi i serialit dhe personazhi i një tjetër formati, spektakli italian dhe fitoi “Tokë e hidhur”, personazhi që interpretohet nga Aras./tvklan.al