“Kisha marrë një gotë ujë, sapo kishte filluar ndeshja dhe nuk e pashë sot golin e Bajramit”, kështu është shprehur trajneri Silvinjo lidhur me momentin më epik të ndeshjes Shqipëri-Itali në Euro 2024.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Silvinjo ka folur dhe për momentin e tij më të vështirë dhe atë më bukur gjatë rrugëtimit të kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian.

Fevziu: Në Gjermani, cili është për ju vetë momenti më i vështirë që keni përjetuar?

Silvinjo: Kur pashë Italinë që përmbysi rezultatin e ndeshjes në harkun e 5 minutave.

Fevziu: Në 5 minuta, ky paska qenë momenti…

Silvinjo: Po në 5 minuta.

Fevziu: Nuk mund të bëje dot asgjë…

Silvinjo: Jo sepse Italia është një skuadër që më pas mbyllet, izolohet në terheqje, janë mësuar me kampionate europiane, botërore të fitojnë, jo vetëm të marrin pjesë. Aty gjysma e skuadrës ka fituar titull kampion në Serie A, thuajse e gjitha tre vjet më parë.

Fevziu: Cili ishte reagimi juaj kur patë golin e Bajramit?

Silvinjo: Nuk e pashë!

Fevziu: Nuk e patë?

Silvinjo: Kisha marrë një gotë ujë, sapo kishte filluar ndeshja… Ndjesë Blendi, por nuk e pashë.

Fevziu: Nuk e patë?

Silvinjo: Po e pashë më pas, kisha marrë ujin, kur ishte Pablo, Ervin Bulku dhe thirrën gol, gol dhe unë nuk e pashë dot…

Fevziu: Nuk e keni parë një video virale të Francesco Tottit që thotë pa filluar ndeshja…

Silvinjo: Jo!

Fevzu: Shikojeni pak çfarë goli ka bërë?

Silvinjo: Po, shumë i shpëjtë, po po !

Fevziu: E pabesueshme! Ia vlejti se e ngriti në këmbë, e ndezi të gjithë stadiumin…

Sivinjo: Patjetër, një përvojë e jashtëzakonshme…

Fevziu: Po momenti më i bukur, që ju dhuroi më shumë kënaqësi të themi, cili ka qenë?

Silvinjo: Ndeshja me Kroacinë. Midis nesh, ne e shohim ndeshjen qetësisht…

Fevziu: Me Kroacinë, gjithmonë sipas meje se nuk jam specialist, por mendoj se mund ta mbyllin ndeshjen që me pjesën e parë apo jo. Ku gabuam?

Silvinjo: Dukej se ndeshja ishte e mbyllur, por ata e përmbysëm rezultatin, deri në fund barazuam, por u luajt e gjithë ndeshja prej 90 minutash, jam dakord me këtë, për fitore.


/tvklan.al