Aktori Reshat Arbana rikthehet në skenë pas një mungese të gjatë. Drama “Fërshëllimë në errësirë” shkruar nga dramaturgu irlandez Tom Mërfi, me regji të Spiro Dunit e vë artistin e njohur në qendër te saj. Drama trajton mënyrën sesi një familje funksionon në opinionin publik dhe si funksionon brenda mureve të shtëpisë.

Spiro Duni: “Vepra është shumëplanëshe në tematikën e saj, por ajo që është bazë është dhuna që është produkt i injorancës dhe i trungu familjarë, të dobët dhe të egër.”

Reshat Arbana: “Me këtë rast dua që të përgëzojë të gjithë shokët e trupës, një trupë e shkëlqyer, punojmë me dashuri jashtëzakonisht të madhe edhe përfitoj nga rasti t’i them edhe atyre njerëzve që merren edhe me mbase ndonjë çikë, na shohin jo me syrin e njerkës po na shohin ashtu ballë për ballë në sy se populli ka nevojë për artin ashtu siç ka nevojë për bukën, për qumështin për gjalpin.”

Vepra është ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1961, por vazhdon të jetë aktuale edhe sot, sidomos në vendet ku dhuna brenda familjes është shqetësuese./tvklan.al