Skuadra nga Katari, Al-Rayyan po tregon interes për kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshiti.
Sipas Sky Sport ka patur kontakte me Atalanta ku mbrojtësi shqiptar është një pikë kyçe. Gjimshti është nën kontratë me skuadrën bergamaske deri në 30 Qershor të 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë Euro.
Tek Atalanta 31-vjeçari merr rreth 800 mijë euro pagë sipas mediave italiane dhe një lëvizje në Katar mund të sillte më shumë të ardhura për të.
Berat Gjimshiti ka luajtur më shumë se 240 ndeshje me Atalanta ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 8 asiste prej vitit 2016 ku u transferua nga Zurich.
Gjimshiti ka qenë i huazuar edhe te Avellino e Benevento. Sezonin e kaluar arriti të fitonte Europa League, madje e ngriti trofeun si kapiten.
Tv Klan