Skënderbeu ka prezantuar dy afrimet e fundit për këtë sezon të ri. Korçarët, njoftuan firmën me mbrojtësin e djathtë, Albi Doka.

Futbollisti 27-vjeçar rikthehet të luajë në Shqipëri, ku në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranës.

Mbrojtësi ka firmosur me bardhekuqtë për tre sezone dhe shihet si një afrim i rëndësishëm për krahun e djathtë.

Në sezonin e fundit, Doka ishte pjesë e Ujpest në Hungari, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe me Gorica në Kroaci dhe Honved në Hungari.

Më herët, Skënderbeu njoftoi edhe firmën me sulmuesin nigerian, Abiodoun Tayo Razack. Këto dy afrime, ishin të fundit te bardhekuqtë që tani jashtë totalisht të fokusuar te kampionati. /tvklan.al