Shkodrës i është shtuar edhe një vepër tjetër monumentale. Është pikërisht “Çelësi Shqiptar” i cili është vendosur në hyrje të qytetit. Vepra është punuar nga Alfred Mirashi me emrin e artit Milot ndërsa monumenti mbart edhe një mesazh.

Alfred Mirashi, autor: Vjen me një zë shpresë për harmoninë dhe paqen që fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm të rriten pa paragjykime dhe të lumtur.

Albert Vata, kurator: “Çëlësi i Shqipërisë” do të kthehet në një simbol i Shkodrës, do të jetë një ikonë e qytetit, do të jetë një vlerë arti që e përfaqëson kulturën dhe qytetin e kulturës. Kjo vepër madhështore ku mund të ishte më mirë se sa në qytetin e të mëdhenjve të artit.

Pjesë e ekipit të punës janë edhe italianë.

Massimo Guastella, kurator: Ai çelës hap gjithçka, nuk hap vetëm portën, por shemb edhe barriera. Është zgjedhur Shkodra pasi është djepi i kulturës së Shqipërisë.

Autori është kujdesur që çelësi të ketë elemente shqiptare.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Kemi të bëjmë me një vepër që është njëkohësiosht edhe një portë hyrëse siç e shikoni është një korridor hyrës për në qytet dhe ka brenda edhe shqiponjën tonë e cila ka në dy krahët rahjen e saj që duket sikur mund edhe të ngrihemi.

Për kryetarin e bashkisë së Shkodrës Benet Beci vlera e kësaj vepre do të rritet me kalimin e kohës.

Benet Beci, kryetar i Bashkisë së Shkodrës: Unë do ta falenderoj shumë Alfredin për këtë punë. Gjithë ekipin e tij të jashtëzakonshëm,me energji që e kanë bërë këtë vepër që të rrezatojë një energji që në hyrje të qytetit. Mendoj që koha do t’i japë vlerën që i takon kësaj vepre.

“Çelësi Shqiptar” peshon 17 ton dhe është financuar nga ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Klan News