“Kryeministri Edi Rama mblodhi në Dajt kabinetin qeveritar, kryesinë e grupit parlamentar, krerët e institucioneve në varësi të kryeministrisë dhe drejtuesit politikë të qarqeve”, raporton gazetari Enkel Xhangoli

Ky takim është kthyer në një traditë për kreun e qeverisë. Ai mbledh kabinetin dhe drejtorët e varësisë për skanuar realizmin e objektivave të vendosura në fillim të vitit.

Kryeministri ishte i pari që mbërriti në vilën qeveritare në Dajt, ndërsa mbledhja nisi prej orës 10:00 të së dielës dhe bazuar në një plan pune paraprak, të parët që kanë raportuar kanë qenë drejtorët, krerët e institucioneve të varësisë dhe më pas ministrat. 

Pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe integrimi, çështjet e sigurisë, ekonomia, por edhe çështjet sociale.

Nga kjo mbledhje u vendosën edhe objektivat që duhet të përmbushin ministrat dhe institucionet e varësisë, deri në përfundim të këtij viti.

Padyshim fokusi kryesor i kësaj mbledhje informale ishin edhe zgjedhjet dhe organizimi i çdonjërës prej strukturave të maxhorancës për të fituar mandatin e 4.

E pikërisht për këtë objektiv do të flitet dhe të dielën tjetër kur do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e ku do të zgjidhet Kryesia e re. Por që pritet edhe një rifreskim në sekretariatin e Partisë Socialiste, por edhe ndryshimin e drejtuesve politikë të qarqeve, për të ndezur më pas motorët për zgjedhjet e 2025.

Klan News