Ambasada e Shqipërisë në Izrael ka vendosur dy numra kontakti në rast nevoje emergjente për shqiptarët që ndodhen atje.

Njoftimi i ambasadës vjen si pasojë e situatës së vështirë të orëve të fundit ku Irani sulmoi me raketa Izraelin. Ambasada thotë se stafi i saj është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

“Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë: +972 544806601; +972 549042813 si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: [email protected]

Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë. Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael. Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme”, njoftoi ambasada.