Shi raketash pushtuan qiellin e Izraelit mbrëmjen e së martës, të cilat u lëshuan nga Irani. Sirenat e alarmit pushtuan të gjithë territorin, teksa 10 milionë izraelite u strehuan në vendstrehimet e sigurta.
Ushtria izraelite njoftoi se rrëzoi të paktën 181 raketa balistike të lëshuar nga Irani, duke e cilësuar si të paprecedentë. Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari tha se kërcënimet ajrore u pushuan pas rreth një orë dhe se nuk ka të plagosur.
“Ka pasur disa goditje në Izraelin qendror dhe në pjesë të tjera të vendit. Nuk kemi dëgjuar që ka persona të plagosur. Ky sulm do të këtë pasoja më ëe njëjtin çmim për Iranin”, tha Hagari.
Presidenti amerikan Joe Biden mblodhi Kabinetin e Sigurisë duke bërë të qartë se do të mbështesin Izraelin. Ishin SHBA-të që paralajmëruan për këtë sulm. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e dënoi sulmin, duke e cilësuar të dhe se Izraeli e mposhti atë.
“Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e gjithë bota duhet ta dënojë atë. Raportet fillestare sugjerojnë se Izraeli, me mbështetjen aktive të Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë, në mënyrë efektive e mposhtën këtë sulm”, tha Blinken.
Garda Revolucionare e Iranit tha se në këtë sulm përdori për herë të parë raketat hipersonike ‘FATTAH’, duke pretenduar për 400 të tilla dhe se objektiv ishin tre bazat ushtarake të Izraelit. Teherani shpalli gjendje lufte dhe se sulmi u ndërmor si hakmarrje nga vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.
Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian tha se ky sulm ishte një e drejtë legjitime dhe se Irani nuk është nxitës i konfliktit dhe i kërkoi kryeministrit Netanjahu të mos hynte në konflikt me Iranin. Edhe udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi në hebraisht se “goditjet” kundër Izraelit do të bëheshin “më të forta dhe më të dhimbshme”.
Kjo është hera e dytë që Irani sulmon Izraelin. Sulmi i parë ai me dronë u realizua në Prill të këtij viti.
Tv Klan