Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë një vizitë në Kinë javën e ardhshme, ku sipas mediave amerikane, pritet t’i tregojë vijën e kuqe qeverisë kineze dhe se durimit të amerikanëve po u vjen fundi.

Sipas Financial Times, Blinken do ta paralajmërojë Kinën se SHBA ka ndërmend të vendosë sanksione dhe të ndërmarrë hapa ndëshkuese nëse Pekini nuk ndalon dërgimin në Rusi të teknologjisë së armëve.

Blinken pritet t’i thotë homologut të tij kinez se SHBA dhe aleatët po e humbasin gjithmonë e më shumë durimin me refuzimin e vazhdueshëm të Pekinit për të mos i ofruar Moskës gjithçka, që nga çipat e deri tek teknologjia e raketave për të rindërtuar bazën industriale.

Sekretari Blinken nuk ka treguar se cilat masat planifikon qeveria amerikane ndaj Kinës, por burime për Financial Times kanë thënë se po shqyrtohen sanksione ekonomike ndaj institucioneve financiare kineze dhe subjekteve të tjera.

Blinken pritet të shkojë në Kinë në datat 24 deri më 26 Prill.

/tvklan.al