Amerikanët i kanë sytë tek Sarah Palin që shumë e cilësojnë si gruan më të nxehtë të shtetit më të ftohtë. Person që i dha një shtysë gjigande të fushatës dhe popullaritetit të John Mccain po vëzhgohet nga shumë femra dhe po merret si shembull të paktën për stilin e të veshurit.

Syzet pa skelet të kandidates për presidente janë kthyer në modën më të fundit në mbarë Shtetet e Bashkuara. Amerikanët janë dyndur nëpër dyqane ku është regjistruar një mbipopullim i vërtetë. Kemi shuam punë thotë Mickel Popinga, presidenti i një ndër optikave më të njohura në Manhatan. Aty ku Palin ka porositur syzet e saj. Ai shprehet se merr më shumë se 10 telefonata në ditë nga njerëz të ndryshëm të cilët kërkojnë syze të njëjta me ato të guvernatores së Alaskës.

Këto syze të dizenjuara në vitin 2007 nga Kazuo Kausaki shiten për 450 dollarë. Keithi Harun kritike e modës në Nju Jork Times nuk është e habitur se si luku i Sarah Palin po ndikon në të gjithë vendin. Kur një politikan vishet ndryshe nga ja që jemi mësuar të shohim kret papritur njerëzit vërejnë çdo detaj. Për momentin syzet e Sarës janë moda më e fundit./tvklan.al