Njëzet e pesë përqind e shqiptarve nuk dinë shkrim e këndim. Shifra alaramante vjen pas botimit të një raporti të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, në kuadër të Paktit të Stabilitetit, mbështetur në materiale të përgatitura të autoriteteve arsimore në rajon dhe nga mbledhjet e të dhënave në terren, por shifrat janë kontradiktore me ato që dalin nga Ministria e Arsimit dhe INSTAT, i cili, pas regjistrimit të fundit të popullsisë, publikon se një pik gjashtë përqind e popullsisë është analfabete. Analiza e viteve më parë tregon se shkallën më të lartë të analfabetizimit e kishin rrethet veriore. Në të njëjtin raport braktisja është fenomeni që konisderohet në ulje, të dhënat flasin për dy përqind. Anketa e realizuar nxjerr se tridhjete e pesë përqind e fëmijve kanë dhënë mungesën financiare si shkak kryesor dhe njëzet përqind e tyre s’ishin të kënaqur me cilësinë e arsimit. Në sistemin shqiptar, tetë vitet e para janë detyrim, pastaj ka braktisje edhe nga faktorë të tjerë.
“Shkolla e mesme e përgjithshme ka programe tepër dmthën,ë, pro, programe, ë, të nivelit tepër të lartë, standarteve tepër të larta dhe është vetvetiu, nuk mund të përballohet nga një nxënës që vjen me të gjitha pesa nga arsimi tetëvjeçar. Kshtu që për një nxëns mbetës në nëntë lëndë, është një numër jo i vogël nxënsish, të cilët kta përballen me kërkesa tepër të larta, nuk i kapërcejnë kto kërkesa të larta dhe vejnë gjejnë të vetmen rrugë shpëtimi, largimin nga shkolla. E vetmja mundsi, për ktë kategori nxënsish flas, janë vetëm kurset dhe shkollat profesionale.”
Fëmijët shqiptarë shkollohen dy vjet më pak se viti një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e nëntë dhe gjashtë vite më pak se mesatarja e vendeve të Europës Juglindore. Ka shkolla të rikonstruktuara, por varfrimi i zonave fshatare dhe mbyllja e klasave të shkollave bujqsore ka bërë të kemi më shumë analfabetë dhe nxënës që kanë vetëm tetë klas shkollë. /tvklan.al