Nëse një sulm i Izraelit në Bejrutin Jugor do të çojë apo jo në një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit, do të varet nga mënyra se si Hezbollahu do të zgjedh të përgjigjet.

Randa Slim, një anëtare e lartë në Institutin e Lindjes së Mesme shprehet se grupi militant do të duhet të vendosë se si të hakmerret për vrasjen e komandatit të tyre të lartë.

“Unë mendoj se është goditja e Izraelit në Liban ishte një përgjigje e kufizuar. Por nëse kjo do të shihet si një përgjigje e kufizuar nga Hezbollahu, mbetet për t’u parë. Sulmet dhe që çojnë në një shkallë të madhe të viktimave do të thotë se Hezbollahu do të përgjigjet. Pyetja është se çfarë lloj hakmarrjeje do të jetë.”

Hezbollahu ashtu edhe Irani, i cili mbështet grupin militant shiit por dhe Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, nuk kanë interes strategjik në një konflikt më të gjerë rajonal, tha Slim.

“Qëllimi i administratës Biden është të sigurohet që kriza të mbetet e përmbajtur për momentin. Mesazhe i janë dërguar Hezbollahut nëpërmjet emisarëve nga amerikanët dhe nga udhëheqës të tjerë rajonalë për rëndësinë e frenimit të kësaj krize. Fokusi tani është që të arrihet marrëveshje për Gazën sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kjo do të jetë e vetmja garanci që kjo krizë të mos përshkallëzohet ose nuk do të ketë kriza të tjera të ardhshme si kjo që mund të kalojë në një luftë e madhe rajonale.”

Vrasja e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran është një tjetër zhvillim i rëndësishëm dhe i rrezikshëm që do të ripërtërijë frikën e një përshkallëzimi të dhunës në të gjithë Lindjen e Mesme. Por edhe pse Ismail Haniyeh konsiderohej si udhëheqësi më i lartë i Hamasit për shkak të rolit të tij, brenda militanteve ka ende figura të tjera të rangut të lartë.

Yahya Sinwar, të cilin Izraeli e konsideron pjesërisht përgjegjës për mbikëqyrjen e bastisjes së 7 tetorit është një prej tyre. Sinwar është themeluesi i shërbimit të sigurisë së Hamasit, i njohur si Majd, i cili menaxhon çështjet e sigurisë së brendshme, heton agjentët e dyshuar izraelitë dhe gjurmon oficerët izraelitë të inteligjencës dhe shërbimeve të sigurisë.

Emra të tjerë, përfshijnë edhe Khaled Meshaal, i lindur në Bregun Perëndimor, i cili është i njohur si një prej themeluesve të Hamasit dhe është tentuar të vritet që prej vitit 1997.

Klan News