Kandidatja për president Kamala Harris mban një epërsi prej 1% ndaj republikanit Donald Trump në një sondazh të ri të Reuters/Ipsos.

Sondazhi tre-ditor, tregon se zëvendëspresidentja Harris mbështetet nga 43% e votuesve ndërsa ish-presidenti amerikan Donald Trump mbështetet nga 42%.

Harris konsolidoi pozicionin e saj si kandidate demokrate për presidente e SHBA-së gjatë 10 ditëve të fundit, pasi presidenti amerikan Joe Biden iu përkul presionit në rritje brenda partisë së tij dhe u largua nga gara. Harris që atëherë ka grumbulluar mbi 200 milionë fonde nga donatorët dhe ka arritur që të mbledhë mbështetjen e shumë demokratëve.

Kamala Harris do të mbajë tubimin e saj të parë me kandidatin për zëvendëspresident më 6 gusht në Filadelfia, Pensilvani, duke nisur një turne katërditor që përfshin Michiganin dhe Arizonën. Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro është në krye të listës pasuar më pas nga Guvernatori i Kentakit Andy Beshear, Senatorin amerikan Mark Kelly nga Arizona, Guvernatorin e Minesotës Tim Ëalz dhe Sekretarin e Transportit Pete Buttigieg.

Nëse Shapiro do të jetë zgjedhja e Harris ai do të bëhej gjithashtu kandidati i dytë hebre për zëvendëspresident në historinë e SHBA-së. Pas Filadelfisë, Harris dhe zv/presidenti i ardhshëm do të udhëtojnë në gjashtë vende të tjera duke përfshirë Wisconsin perëndimor, Detroit dhe Las Vegas. 

Klan News