Këto janë pasojat që kanë lënë pas zjarret në një nga qytetet e vogla të shkatërruara nga i ashtuquajturi zjarri i Parkut në veri të Sacramentos në Kaliforni.

Ekipet e sigurisë ndodhen në zonë edhe pse flakët janë shuar. Ata përpiqen të mbajnë zonën e pastër derisa të jetë e sigurt për banorët që të rikthehen.

Zjarrfikësit amerikanë po përballen me një sfidë të re pasi një tjetër vatër shpërtheu në Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar evakuime masive.

Edhe në veri të Kolorados i ashtuqujaturi Zjarri i Malit Aleksandër bëri që zyrtarët të lëshonin urdhra për evakuime të detyrueshme në të gjithë zonën. Qindra zjarrfikës janë dërguar në zonë në përpjekte për ta vënë atë nën kontroll.

Edhe në Spanjë ka patur zjarre. Ekipet e emergjencës janë duke luftuar me zjarret në pjesën lindore të vendit. Në fshatin Benasau në Alicante rreth 300 njerëz u evakuuan nga një qytet aty pranë si masë parandaluese të martën.

Autoritet spanjolle kanë paralajmëruar se erërat e forta mund të ndërlikojnë situatën.

Temperaturat e larta kanë shkaktuar vatra zjarri edhe në Kroaci. Zjarrfikësit po ndihmojnë në shuarjen e flakëve në zonat afër fshatit Bratiskovci, afër qytetit bregdetar të Shibenikut.

Flakët deri më tani ka djegur rreth 450 hektarë pyll me pisha afër këtij qyteti.

Klan News