Divorci ‘famëkeq’ me Brad Pitt po mban peng dëshirat dhe ëndrrat e Angelina Jolie. Këtë e ka lënë të kuptohet në numrin e radhës të revistës “The Hollywood Reporter”. Aktorja ka dëshirë të jetojë në Kamboxhia, aty ku ajo ndihet më e lidhur me njerëzit, por për shkak të betejës ligjore me Brad Pitt nuk mund ta bëjë dot ëndrrën realitet.

Ajo mund të jetojë në vendin që dëshiron në korrik të vitit 2026, kohë kur edhe dy fëmijët e tyre më të vegjël të mbushin 18 vjeç. Ish çifti po përpiqen të arrijnë marrëveshjen e kujdestarisë me dy fëmijët e tyre të mitur, Vivienne dhe Knox. Katër fëmijë e tjerë të tyre tani janë të rritur dhe të lirë të lëvizin kudo që ata duan në botë. Megjithatë, aktorja shprehet gjatë intevistës se do t’i vizitojë kudo që ata zgjedhin të jetojnë.

Pavarësisht kërkesës për divorc nga Brad mbi tetë vjet më parë, ndarja e tyre ende nuk është finalizuar. Megjithatë sapo divorci i tyre të bëhet zyrtar, ylli i filmit “Maleficent” mezi pret një të ardhme larg qendrës së vëmendjes.

Klan News