Tapeti  i kuq në Festivalin e Filmit në Venecia pati një moment shumë prekës mes Angelina Jolie dhe një admiruesi të saj.

Shkrimtari italian Pasqualino Esposito është një ndjekës  i rregullt i festivalit. Ai vuan nga osteogenesis imperfecta ose “sëmundja e kockave të brishta”, një çrregullim gjenetik që bën që kockat të thyhen lehtësisht. Ai ndodhej në tapetin e kuq kur aktorja ndaloi ta përshëndeste.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Jolie gjunjëzohet pranë shtratit portativ të Esposito për të folur me të. Më vonë, ai rrëfeu edhe bisedën me yllin e filmit “Maria”.

Ajo është një njeri me zemër të madhe. Është fantastike”, tha ai për The Hollywood Reporter.

Jolie nuk njihet vetëm për arritjet artistike, por edhe humanitare. Ajo ka shërbyer për 20 vjet në Agjencinë e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara. Aktorja ka folur gjithnjë për problemet e refugjatëve në zonat e konfliktit. Në 2014, ajo u nderua nga Mbretëresha Elizabeth II me titullin e damës për punën e saj në mposhtjen e dhunës  seksuale në zonat e luftës.

Në filmin “Maria” që shfaqet  në Festivalin e Filmit në Venecia, Jolie portretizon sopranon greko-amerikane,  Maria Callas dhe ditët e saj të fundit në Parisin e viteve ’70./tvklan.al