Ndërsa promovonte filmin e saj të fundit “Maria” në Festivalin e Filmit të Venecias, aktorja e njohur Angelina Jolie tha një fjali që i la të gjithë të surprizuar.”Ka shumë gjëra që nuk do të them në këtë sallë që ju ndoshta i dini dhe supozoni,” tha aktorja, referuar kështu aludimeve të shumta mbi ndarjen e saj me Brad Pitt.

Më pas foli për personazhin që do luajë, Maria Callas duke thënë se u lidh me “anën e butë të karakterit të saj”. “E dua dobësinë e saj më shumë se çdo gjë”, tha Jolie.

Të dy, Pitt dhe Jolie po marrin pjesë në Festivalin e 81-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia këtë vit. Jolie për filmin e saj biografik “Maria” dhe Pitt për filmin e tij të ri “Wolfs”. Në fillim të këtij muaji, në një intervistë për Vanity Fair, drejtori artistik i Festivalit të Filmit në Venecia, Alberto Barbera shpjegoi se si të dy do të përpiqen të shmangin njëri-tjetrin gjatë gjatë shfaqjeve dhe në tapetin e kuq.

Pitt dhe Jolie i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2016, por procedurat e divorcit vijojnë prej rreth 8 vitesh. Aludohet se Pitt i ka gjuajtur në fytyrë njërit prej fëmijëve dhe e ka kapur Jolie nga flokët, megjithatë s’ka asnjë akuzë penale të ngritur ndaj tij. Ishte pikërisht ky incident që dyshohet si arsyeja për ndarjen.

Së fundmi, vajza e çiftit, Shiloh Jolie-Pitt, ka bërë një kërkesë në ditëlindjen e saj të 18-të, duke kërkuar që të hiqet mbiemri i të atit./tvklan.al